Tentim vrasje në rrugën Pejë-Rozhajë, të shtëna në drejtim të një veture - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentim vrasje në rrugën Pejë-Rozhajë, të shtëna në drejtim të një veture

    Insajderi
    10 December 2023 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të dielën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori, i cili rastin e ka cilësuar si tentim vrasje.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Gashi thotë se rasti ka ndodh derisa viktima ishte duke vozitur nga drejtimi i Pejës për në Rozhajë.

    “Rrastin e ka raportuar viktima, derisa ka njoftuar se nga të shtënat që kanë shkuar në drejtim të tij, i është dëmtuar vetura. Plumbat në drejtim të viktimës, kanë shkuar nga një veturë e ndaluar afër një lokali në rrugën Pejë-Rozhajë”.

    Policia tash është duke kryer të gjitha hetimet për zbardhjen e rastit, personat e dyshuar ende janë në arrati.

    Njësitet kompetente në vendin e ngjarjes kanë gjetur dëshmi, siç janë disa gëzhoja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark