×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentim vrasje pranë biznesit familjar – publikohet fotografia e të plagosurit në Prishtinë

    Insajderi
    04 March 2024 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në rrugën “Bedri Shala”, në Prishtinë.

    I plagosur ka mbetur Pajtim Gashi dhe akti ka ndodhur në afërsi të biznesit të këtij të fundit.

    Insajderi ka siguruar edhe pamje të të dyshuarit që mbeti i plagosur.

    FOTO/ Pajtim Gashi/

    Deri më tani nuk dihet motivi që mund të ketë çuar deri te plagosja e të riut nga Prishtina dhe se ende nuk është arritur të bëhet identifikimi i dy personave tjerë të përfshirë në plagosje.

    Insajderi ka kontaktuar edhe me mjekun kujdestar në QKUK, Naser Syla, i cili ka konfirmuar se gjendja e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetë.

    Gjendja momentale është jashtë rrezikut për jetë. I kemi përfunduar të gjitha procedurat mjekësore dhe besoj që brenda ditës do të jetë i gatshëm edhe që të lirohet nga spitali”, ka thënë Syla për Insajderi.

    Në anën tjetër, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje të hetimeve policore për zbardhjen e rastit.

    Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

    Insajderi po ashtu ka siguruar edhe pamje ekskluzive të momentit kur ka ndodhur plagosja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark