Të premten ka ndodhur një tentimvrasje në qytetin e Pejës. Gazeta Insajderi ka raportuar se një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave të tjerë.
Deri tani dihet që të dy personat janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Insajderi ka mësuar se i dyshuar për tentimvrasje është Mahmut Hoxhaj. Ndërsa viktima është Alfred Uka, punëtor në Komunën e Pejës.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, tha se rasti ka ndodhur afër Gjykatës dhe se i dyshuari është arrestuar.
“Një person ka gjuajtur me armë zjarri afër gjykatës. Nga të shtënat e armës se zjarrit janë lënduar rëndë dy persona të cilët sipas informatave janë në gjendje të rëndë. Policia e Kosovës ka qenë efikase ku menjëherë në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar. Po ashtu, Prokurori i Krimeve të Renda dhe Drejtori i Drejtorise Rajonale ne Peje, gjitha njesitet relevante. Aktualisht po kryhen veprimet hetimore në vendin e ngjarjes nga njësitet relevante. Dyshimet janë se me dy armë zjarri janë qelluar viktimat nga personi i dyshuar”, tha Nikqi për Insajderin.
Insajderi ka mësuar se i dyshuar për tentimvrasje është Mahmut Hoxhaj.
Pak kohë pas aktit, i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe, me urdhër të Prokurorisë, është dërguar në mbajtje për 48 orë.