Insajderi
Lajme

Tentoi ta korruptonte policin me 20 euro, shtetasi i Serbisë arrestohet në Mitrovicë

Insajderi
08 August 2026 - 18:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentoi ta korruptonte policin me 20 euro, shtetasi i Serbisë arrestohet në Mitrovicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se tentoi t’u jepte ryshfet zyrtarëve policorë për të shmangur një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur sot, gjatë një pike kontrolli, ku njësia policore ndaloi një automjet, drejtuesi i të cilit kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Derisa policët po përgatisnin gjobën, i njëjti dyshohet se u ofroi zyrtarëve një kartëmonedhë prej 20 eurosh, me qëllim që të mos i shqiptohej gjoba.

Ai është arrestuar dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark