Insajderi
Lajme

Tentoi të grabiste një argjendari në Gjilan, arrestohet 19-vjeçari

Insajderi
13 July 2026 - 16:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentoi të grabiste një argjendari në Gjilan, arrestohet 19-vjeçari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta efikase operative, hetues nga Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifikoj, lokalizoj dhe arrestoj personin e dyshuar shtetas i Kosovës (viti i lindjes 2007).

Personi i arrestuar dyshohet për përfshirje në rastin grabitje në tentativë në një lokal argjendarie në Gjilan. Gjatë arrestimit nga të dyshuarit është sekuestruar një armë (revole) si dhe motoçikleta që dyshohet se është përdorur në rast.

I dyshuari është intervistuar sipas procedurave ligjore dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit për veprën penale Grabitje në tentativë është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Rasti vazhdon te hetohet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark