Insajderi
Lajme

Tentoi t’i japë ryshfet policit në kufi, arrestohet shtetasi i Serbisë

Insajderi
04 April 2026 - 08:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentoi t’i japë ryshfet policit në kufi, arrestohet shtetasi i Serbisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në pikën kufitare në Bërnjak.

Ai dsyhohet se i ka ofruar zyrtarit policor para, me qëllim që i njëjti të lejonte hyrjen e pasagjerit me dokument identifikues me afat të skaduar në territorin e Kosovës.

Në njoftim shtohet edhe se, kartëmonedha është konfiskuar, ndërsa i arrestuari është dërguar në mbajtje.

“Me datën 03.04.2026, rreth orës 11:00, gjatë kontrollit kufitar në hyrje të Pikë Kalimit Kufitar Bërnjak, i dyshuari shtetas i Serbisë i cili po drejtonte automjetin me targa të Serbisë, i ka ofruar zyrtarit policor para, me qëllim që i njëjti të lejonte hyrjen e pasagjerit me dokument identifikues me afat të skaduar në territorin e Republikës së Kosovës, veprim ky në kundërshtim me ligjin. Me veprimet e kryera personi i dyshuar ka konsumuar veprën penale ‘Dhënie e ryshfetit’, ku lidhur me rastin, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim pranë Drejtorisë së Krimeve Ekonomike, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, kartëmonedha është konfiskuar, përderisa personi i dyshuar dërgohet në mbajtje”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark