×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tentoi t’i korruptojë policët për mos vendosjen e stikerave, arrestohet një serb

    Insajderi
    29 December 2023 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një serb është arrestuar në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq për veprën penale marrje ryshfeti.

    Sipas njoftimit të policisë ai ishte duke e drejtuar një kamion pa stikera.

    “Zyrtarë policorë nga stacioni Policor Zveçan, gjatë realizimit të detyrave të tyre të zakonshme, në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, sot më 29.12.2023 rreth orës 10:00, kanë ndaluar një automjet (kamion) me targa të Serbisë. Drejtuesi i automjetit nuk kishte vendosur stikerat në targa të kamionit dhe për këtë zyrtarët policorë e kanë njoftuar se do t’i shqiptojnë gjobë. Derisa zyrtarët policorë po i shqiptonin gjobën, drejtuesi i automjetit afrohet te vetura e policisë duke u ofruar para me qëllim që t’i ikte gjobës”, thuhet në njoftim.

    Ai është ndaluar për 48 orë.

    “Për këtë veprim zyrtarët policorë kanë njoftuar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri, të cilët kanë iniciuar rastin ‘dhënie e ryshfetit’ kundrejt të dyshuarit A.G ( viti i lindjes 1977, mashkull serb shtetas i Serbisë). Për rastin është njoftuar prokurori i cili të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orëve.”, thuhet në njoftim. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark