×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tenton ta vras qenin e policisë, burri qëllohet për vdekje nga oficerët

    Insajderi
    28 April 2023 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, SHBA, ku një burrë është qëlluar për vdekje pas thirrjeve të shumta të policisë për të ndaluar.

    Matvey Klimenko u qëllua për vdekje nga policët, i cili shihet duke mos iu përgjigjur urdhrave të policëve për të hedhur thikën me të cilën kërcënonte qenin e policisë.

    Pamjet e kapura nga kamerat e uniformave të oficerëve të policisë të operacionit janë publikuar nga zyra e shefit në qytetin e Jacksonville, Florida, SHBA.

    “Mos e lini ta godasë me thikë”, dëgjohet duke thënë një nga oficerët para se ta qëllonin për vdekje.

    Ngjarja ndodhi më 12 prill kur policia u informua se Klimenko po mbante peng ish-partneren e tij me thikë. Kur oficerët mbërritën në shtëpinë e vajzës, panë Klimenkon, i cili ishe duke e kërcënuar se do ta vriste.

    Pas disa orësh negociatash policia arriti të ndihmonte vajzën të dilte nga shtëpia me Klimenkon duke u përpjekur të shmangte arrestimin duke ecur në këmbë. Në vendngjarje u thirr edhe një ekip K-9, personat e të cilit e gjetën atë në oborrin e një shtëpie aty pranë.

    Pikërisht aty një oficer policie ka lëshuar qenin e trajnuar posaçërisht për të mobilizuar Klimenkon, ai ka nxjerrë thikën dhe për pasojë është qëlluar nga oficerët shkruan abcnews.al transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark