
Mërgimtari nga Zvicra i cili sapo është kthyer në vendlindjen e tij në Pejë, u ballafaqua me një tragjedi ku i është rrezikuar jeta së bashku me familjën e tij.
L.Z ka rrëfyer për Insajderin se si nga konflikti që familja e L.Z kishte me familjen Malaj në Zvicër përfundoi me tentimin për djegien e shtëpisë ku mergimtari pohon se kjo iu bë në shenjë hakmarrjeje.
“Unë kam pas problem me familjen Malaj në Zvicër, si shenjë hakmarrje familjarët kanë tentu me më djeg më familje”.
Ai po ashtu tregoi se rastin e ka denoncuar në polici së bashku me videon të cilën e posedon ku shihet djegia e veturës por që nga policia u injorua duke i thënë ejani mbas dy ore.
“Unë isha ka 8 në polici më thanë s’kemi kohë se kemi raste hajde mas dy ore”, u shpreh mërgimtari.
L.Z ndjehet i frikësuar për veten dhe familjen e tij dhe kërkon të merren masat sa më shpejt nga organet kompetente.
“Po unë me familje ndihemi të rrezikuar çdo moment mundet mem ndodhë ma keq, familjen e kam shumë keq psiqikisht prej ktij rasti ju kisha lut me intervenu njerzisht me procedu”, përfundoi ai.