×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Teologu Bajrami për Valon Sylën: Djallëzim i një gazetari të pavetëdijshëm që i nxit qytetarët

    Insajderi
    17 April 2023 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të ndalur e ka quajtur teologu Mustafë Bajrami komentimin satirik të gazetarit Valon Syla për dhuratën e blerë nga “xhemati” për hoxhën nga Prizreni, Mazllum Mazllumi.

    Ai tha se një formë e tillë e publikuar në opinion është e ndalur sipas dispozitave të islamit.

    “Ato çka i thotë për Isën e Muhamedin, islamin, xhenetin e natën e varrit, sipas normave juridike islame është e ndalur. A i pëlqen dikujt a jo, nuk e di. Dhe këto shprehjet e tij pastaj kanë ngjallur reagime te disa të rinj. Një hadidh i Pejgamberit, shkoni dhe ndaleni me dorë, nëse nuk mundeni me këshillë (gojë), me zemër.”, tha teologu.

    Ai ka vazhduar duke thënë se hoxhollarët në Kosovë gjithmonë janë paragjykuar nga shoqëria.

    “Ngjarjet e mëdha që i kumtojnë shumë, kurrë nuk lidhen rastësisht. Ajo çka ka ndodh me hoxhën Mazllum Mazllumi dhe në përgjithësi hoxhollarëve është rezultat i një djallëzimi të një gazetari të pavetëdijshëm që i nxit qytetarët.”, tha tutje Bajrami në Politiko.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark