Tërbohen tregjet, dollari dhe nafta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tërbohen tregjet, dollari dhe nafta

    Insajderi
    09 November 2016 - 05:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tregjet globale të aksioneve dhe dollari amerikan kanë shkuar në rënie të lirë, pasi kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, kryeson garën për Shtëpinë e Bardhë.

    Aksionet e Tokios kanë rënë për gati 5 përqind më 9 nëntor, ndërsa indekset e Hong Kongut dhe Seulit për 3.3 përqind, respektivisht 2.8 përqind.

    Indeksi Wall Street, ndërkaq, ka rënë për 3 përqind.

    Dollari amerikan po ashtu ka rënë kundrejt jenit dhe euros.

    Çmimet e naftës gjithashtu kanë rënë për më shumë se 4 përqind, në 43.17 dollarë për fuçi.

    Shumica e tregjeve kanë favorizuar kandidaten demokrate, Hillary Clinton, përballë Trumpit, pasi investitorët i kanë parë politikat e saj si vazhdim i “status quo”-së që ka krijuar presidenti Barack Obama./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark