Insajderi
Lajme

Tërhiqet nga gara kandidati i AAK-së për kryetar

Insajderi
22 July 2025 - 17:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tërhiqet nga gara kandidati i AAK-së për kryetar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ilir Tasholli, kandidat për kryetar të Lipjanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vendosur të tërhiqet nga kandidatura.

Tasholli e ka bërë të ditur një gjë të tillë me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, pa njoftuar për arsyet pse e ka bërë këtë. Mirëpo ka thënë se “betejat politike nuk përfundojnë këtu”, shkruan Insajderi.

“Dua t’ju njoftoj se, për arsye objektive, kam vendosur të ndal aktivitetin tim politik brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Lipjanit, si dhe nga të gjitha funksionet që kam ushtruar deri më tani”, thuhet në postimin e tij.

“Falënderoj me zemër të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë dhe qytetarët që më kanë mbështetur pa hezitim ndër vite – në sfidat lokale dhe ato qendrore. Mbështetja juaj ka qenë motivimi më i madh në çdo angazhim timin”, vijon postimi i tij. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark