Tërmet në Greqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tërmet në Greqi

    Insajderi
    27 December 2016 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një termet 4.5 ballë i shkallës rihter u shënua në orën 20:31 të së martës në jug të Peloponezit, në zonën Neapoli, pranë qytetit  Monemvasia.

    Sipas Institutit gjeodinamik të Athinës, lëkundja ishte 4.5 ballë e shkalles rihter, dhe ishte me epiqendër 12 milje në det, e thellësia e tij llogaritet në 5 kilometra.

    Lëkundja sizmike u ndje në zonën e Kalamatës, Korinthit e deri në Athinë.

    Nga tërmeti nuk raportohet për dëme në njerëz apo në godinat e zonës. Autoritetet policore njoftuan se kanë aktivizuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ka kërkuar prej bashkive të zonës të njoftojnë lidhur me situatën në terren

    Edhe prefektura e Peloponezit njoftoi se me të zbardhur dita do të dërgojë në zonë ekipe ekspertesh për të verifikuar nga afër situatën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark