Tërmet në Leposaviq, dy lëkundje brenda ditës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmet në Leposaviq, dy lëkundje brenda ditës

    Insajderi
    09 May 2025 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar të premten pasdite në Komunën e Leposaviqit.

    Sipas aplikacionit “Earthquake”, tërmeti ka ndodhur rreth orës 14:24.

    Thellësia e tij ka qenë 4 kilometra.

    Lëkundjet janë ndierë edhe në komunat e tjera veriore dhe në Novi Pazar të Serbisë.

    Mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:21, pati edhe një tjetër tërmet në Leposaviq.

    Intensiteti i tij ishte me magnitudë 2.8.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark