Insajderi
Lajme

Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Insajderi
30 March 2026 - 08:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në territorin e Shqipërisë, duke shkaktuar lëkundje në disa zona të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në një zonë midis Lushnjës dhe Elbasanit, rreth 10 kilometra larg Lushnjës dhe 28 kilometra nga Elbasani.

Banorët raportojnë se lëkundjet janë ndjerë të forta për disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim dhe panik, por deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Edhe disa kohë më parë, një tjetër tërmet është shënuar në të njëjtin rajon, konkretisht në zonën e fshatrave të Belsh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark