×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tërmet në Turqi, kaq ishte magnituda

    Insajderi
    31 March 2023 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë.

    Mediat vendase bëjnë me dije se thellësia e këtij tërmeti ka qenë 10 km. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë İslahiye, një qytet dhe selia administrative e rrethit İslahiye të provincës Gaziantep në Turqinë jug-qendrore.

    Ndërkohë kujtojmë se kjo është dhe një ndër rajonet më të prekura ku me 6 shkurt nga tërmetet që ndodhën në Kahramanmaraş  me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë humbën jetën mbi 50 mijë qytetarë në Turqi dhe në pjesën e Sirisë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark