Insajderi
Botë

Tërmeti i fuqishëm/ Momenti kur shemben ndërtesat e çahen rrugët në Tajlandë

Insajderi
28 March 2025 - 09:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tërmeti i fuqishëm/ Momenti kur shemben ndërtesat e çahen rrugët në Tajlandë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Mianmarin njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Një pasgoditje me magnitudë 6.4 ballë goditi rajonin rreth 12 minuta pas tërmetit fillestar, sipas USGS.

Pamjet para nga Mianmar tregojnë se dëmet pas tërmetit shkatërrues janë të mëdha.

Lëkundjet u ndjenë deri në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, ku një ndërtesë gjigante u shemb.

CNN raporton se një urë që lidh dy rajone qendrore – Ava dhe Sagaing – është shembur, bazuar në pamjet e postuara në mediat sociale që tregojnë pjesë të urës duke rënë në lumin Irrawaddy.

Në kryeqytetin e Mianmarit, Naypyidaw, rrugët u deformuan nga lëkundjet, ndërsa pjesë të tavaneve ranë nga ndërtesat, raportuan mediat franceze.

Bangkok ka 17 milionë banorë, shumë prej të cilëve jetojnë në ndërtesa të larta. Një ndërtesë shumëkatëshe, ende në ndërtim e sipër, është shembur nga lëkundjet e tokës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark