×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tërmeti në Shqipëri – Ministri i Mbrojtjes tregon për dëmet e shkaktuara

    Insajderi
    15 January 2023 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka thënë se pas dy tërmeteve të fundit atje janë shkaktuar disa dëme të lehta në Xibër të Klosit.

    Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha bashkitë e Shqipërisë.

    “Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 rihter, me epiqendër 3 kilometra në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë”.

    “Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e mbrojtjes vivile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha bashkitë e vendit”, ka shkruar Klosi.

    Tërmetet ndodhën në Tiranë, i pari ishte me magnitude 4.7 rihter, ndërsa i dyti me magnitudë 4.1 rihter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark