Tërmkolli i reagon LDK-së: Këta “puthadorët” e “puthakëmbët” e Isës, i ka kapë frika mos Qeveria po e pranon Asociacionin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tërmkolli i reagon LDK-së: Këta “puthadorët” e “puthakëmbët” e Isës, i ka kapë frika mos Qeveria po e pranon Asociacionin

    Insajderi
    10 October 2021 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka reaguar pasi nga LDK-ja u deklaruan se ekziston rreziku që Qeveria Kurti mund të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

    Tërmkolli përmes një postimi në Facebook tha se të njëjtit ia mbanin iso-n Isa Mustafës kur e nënshkruajti Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Ajo këtë e ka quajtur pafytyrësi, mjerim njerëzor, politik e intelektual.

    “Këta “puthadorët” e “puthakëmbët” që i mbanin iso-n Isës kur e nënshkruajti Asociacionin e komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, i paska kapë frika tani mos Qeveria e tanishme po e pranon këtë asociacion! Ҫ’farë pafytyrësie! Ҫfarë mjerimi njerëzor, politik e intelektual”, ka shkruar Tërmkolli.

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti thotë se asociacioni me fuqi ekzekutive duhet të jetë i papranueshëm për Kosovën, por sipas tij me Qeverinë Kurti rrezikohet themelimi i tij.

    “Kjo qeveri po bënë hapa prapa sepse thoshte se marrëveshjet e kaluara nuk janë të mira, do t’i rishqyrtonte, tash po i realizon dhe madje po bënë hapa prapa. Unë kam drojë se me këtë lloj qeverie të papërgjegjshme dhe pa zonjë në punët e jashtme mund të rrezikojmë një asociacion me fuqi ekzekutive. Gjithsesi është i pa pranueshëm dhe cenon rregullimin kushtetues të Kosovës dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës”, thotë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark