Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Meliha Tërmkolli, ka fajësuar qeverinë e kaluar dhe zyrtarët e PDK-së se kanë shkatërruar Korporatën Energjetike të Kosovës.
Ajo ka thënë se KEK-u është shkatërruar nga qeveria e kaluar dhe po vazhdon të shkatërrohet edhe më tutje nga zyrtarët e PDK-së.
Tërmkolli ka fajësuar zyrtarët e PDK-së se kanë bërë punësim enorme në KEK me persona të PDK-së.
“Zyrtarët e PDK-së kanë bërë punësimi enorm i militantëve të PDK-së në KEK”, ka thënë Tërmkolli
I menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti që vjen nga PDK-ja duke thënë se nëse Tërmkolli ka fakte le të shkoi në prokurori.
“Nëse ki fakte shko në prokurori dhe lirisht thuaje dhe na si parlament e bëjmë një komision hetimor për të gjitha çështjet se jemi lodhur me përralla të juaja dhe të medieve”, ka thënë Haliti.
/Insajderi.com