Insajderi
Lajme

Termokosi drejt përmbylljes së përgatitjeve për sezonin e ri ngrohës

Insajderi
02 October 2026 - 16:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Termokosi drejt përmbylljes së përgatitjeve për sezonin e ri ngrohës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se përgatitjet për fillimin e sezonit ngrohës 2026/2027 janë drejt përmbylljes.

Kështu është vlerësuar në një takim të mbajtur të premten nga ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos”, Fidan Rekaliu, me menaxhmentin e ndërmarrjes.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për ecurinë e përgatitjeve për sezonin e ri ngrohës, ndërsa Rekaliu ka kërkuar angazhim dhe përkushtim maksimal për përfundimin me kohë të të gjitha aktiviteteve të planifikuara.

“Bazuar në ecurinë e deritanishme të aktiviteteve, është vlerësuar se përgatitjet po shkojnë drejt përmbylljes dhe se po krijohen të gjitha parakushtet për një fillim të mbarë dhe të suksesshëm të sezonit ngrohës”, thuhet në njoftimin e Termokosit.

Aktualisht, NP “Termokos” furnizon me ngrohje mbi 25 mijë konsumatorë.

Ndërkohë, ndërmarrja është duke realizuar edhe projekte kapitale me rëndësi strategjike, përfshirë “Solar 4Kosovo” dhe projektin për dyfishimin e kapaciteteve.

Sipas Termokosit, këto projekte pritet të mundësojnë zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të ngrohjes dhe rritjen e numrit të konsumatorëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark