Tesla raporton fitime rekorde - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Tesla raporton fitime rekorde

    Insajderi
    22 October 2020 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tesla ka raportuar fitimet më të mëdha të tremujorit të mërkurën duke thënë se shpreson që të arrijë ndërkohë objektivin për gjysmë milioni makina të shitura këtë vit.

    Performanca e mirë dhe ambiciet ishin një lajm i mirë për investitorët, që kanë fituar më shumë se 400 për qind deri më tani, këtë vit. Aksionet e Teslas u rritën sërish në bursa pas publikimit të raportit të fitimeve.

    Ka patur dyshime se Tesla nuk do të mund të arrinte objektivin për të shitur 500 mijë makina këtë vit, kjo edhe falë mbylljes së fabrikës së saj në Fremont të Kalifornisë, më herët, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ajo sidoqoftë, kishte shitur 319 mijë makina në tremujorët e parë të këtij viti.

    Tesla raportoi të ardhura neto prej 874 milionë dollarësh, 156 për qind më shumë se një vit më parë. Analistët kishin parashikuar fitime prej 593 milionë dollarësh për kompaninë. Pritet ndërkohë që fabrika e Teslas në Kinë të luajë një rol akoma më të madh në ambiciet e saj globale. Në një bisedë me investitorët, drejtori ekzekutiv i teslas, Elon Musk, i njohur për vendosjen e objektivave ambiciozë edhe më herët, e mbajti nën kontroll entuziazmin dhe tha se sfida të mëdha e prisnin kompaninë përpara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark