Testimet e dështuara të sigurisë në aeroportin e Tiranës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Testimet e dështuara të sigurisë në aeroportin e Tiranës

    Insajderi
    02 July 2016 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit kane bërë tri testime të fshehta për sigurinë në aerport më 20 prill 2016. Në testimin e parë është futur eksploziv; në testimin e dytë është arritur të futen armë të ftohta; kurse në testimin e tretë ia kanë dalë ta çajnë rrethimin (perimetrin e jashtëm), saktësisht tek e njëjta derë ku kanë hyrë grabitësit.

    Në të tri testimet, siguria e aeroportit ka dështuar të detektojë rrezikun. Tritoli është futur, po ashtu edhe thika. Por, më e rënda, është realizuar futja pikërisht në të njëjtën pikë ku u fut edhe makina e grabitësve, transmeton TCh.

    Për 10 minuta simulatorët kanë çarë rrethimin dhe nuk janë kapur nga sistemi i kamerave të ICTS-së, i cili nuk ka funksionuar. Për këto dështime ishte dorëzuar edhe raporti tek aeroporti dhe Ministria e Transporteve në mes të muajit maj. Për sigurinë në aeroportin e Rinasit në Titranë përgjegjëse ishin “Airport Partners” dhe kompania ICTS.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark