Tetë fakte rreth stinës së vjeshtës - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Tetë fakte rreth stinës së vjeshtës

    Insajderi
    28 September 2021 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vjeshta është një nga katër stinët e bukura të vitit. Me fillimin e vjeshtës fillojnë të bien temperaturat, të bëhet me ftohtë, netët janë më të gjata, kurse ditët janë më të shkurtra. Karakteristika e stinës së vjeshtës është rënia e gjetheve në tokë nga drunjtë.

    Fjala vjeshtë vjen nga fjala e lashtë etruske autu, që brenda saj ka konotacionë të kalimit të një stine. Ajo është huazuar nga romakët dhe u bë fjalë latine autumnus – vjeshtë.

    Dihet se gjatë stinës së vjeshtës natyra merr një pamje përrallore, por megjithatë vendet ku më së shumti dallohet kjo bukuri janë në Amerikën Veriore, Evropë, Azinë Lindore, Australi dhe Zelandën e Re.

    Gjatë stinës së vjeshtës shumë shpezë fillojnë të përgatiten për dimër, duke e ruajtur ushqimin nëpër foletë dhe strofkat e tyre.

    1. Kur fillon vjeshta?

    Ekuinoksi i shtatorit, i njohur si i vjeshtës, shënon fundin e verës dhe fillimin e vjeshtës në hemisferën veriore. Sidoqoftë, kalendari meteorologjik shënon fillimin e vjeshtës në një datë krejt ndryshe.

    Dita e parë e vjeshtës varet nga stina që ju përdorni – meteorologjike ose astronomike.

    Janë dy data të ndara që mund të thuhet se shënojnë fillimin e stinës së vjeshtës.

    Vjeshta siç përcaktohet nga orbita e Tokës rreth Diellit, fillon në ekuinoksin që i bie më 22 ose 23 shtator.

    Sidoqoftë, për qëllime të regjistrimit të të dhënave klimatike, është e rëndësishme që të caktohen data që mund të krahasohen, kështu që vjeshta meteorologjike fillon gjithmonë nga 1 shtatori.

    2. Pemët përgatiten për dimër

    Një nga shenjat më mahnitëse të vjeshtës është rënia e gjetheve. Ditët më të shkurtra janë një shenjë për pemët që të fillojnë të përgatiten për dimër.

    Gjatë dimrit nuk ka dritë të mjaftueshme për fotosinteza, kështu që ditët shkurtohen gjatë gjithë vjeshtës, pemët fillojnë të mbyllin sistemet e tyre të prodhimit të ushqimit dhe të zvogëlojnë sasinë e klorofilit në gjethet e tyre.

    3. Ngjyrat e vjeshtës

    Vjeshta është stina ku natyra bie në gjumë dhe na dhuron ngjyra të bukura, të ngrohta. Mjafton të bëjmë një shëtitje në një park për të vlerësuar natyrën që në këtë stine bëhet e mrekullueshme.

    4. Njerëzit e lindur në vjeshtë jetojnë më gjatë

    Një studim i botuar në Journal of Aging Research zbuloi se foshnjat e lindura gjatë muajve të vjeshtës kanë më shumë të ngjarë të jetojnë më gjatë sesa ata të lindur gjatë pjesës tjetër të vitit.

    5. Ditët bëhen më të shkurtra

    Fjala ekuinoks vjen nga latinishtja (kuptimi i barabartë) dhe nox (domethënë natë) që llogarit ekuinoksin duke shënuar kohën kur dita dhe nata janë me gjatësi të barabartë.

    Shpeshherë vërejmë që netët fillojnë të tërhiqen nga kjo pikë pasi pas ekuinoksit të vjeshtës, nata është më gjatë se dita, derisa kjo të kthehet në ekuinoksin e pranverës.

    6. Një datë për ditarin tuaj – 24 shtator 2303

    Në përgjithësi, ekuinoksi i vjeshtës gjithmonë bie me 22 ose 23 shtator, por jo gjithmonë.

    Për shkak se kalendari Gregorian nuk është në një simetri të përsosur me orbitën e Tokës, ekuinoksi i vjeshtës do të bjerë herë pas here më 24 shtator. Kjo e fundit ka ndodhur më 1931 dhe do të ndodhë në vitin 2303.

    7. Stina e kungujve

    Jemi zyrtarisht në stinën e kungujve, një nder perimet që mund të përgatitet në shumë receta të shijshme falë shijes karakteristike.

    8. Peizazhe për të fotografuar

    Kush ka pasion fotografinë në përgjithësi e çmon shumë natyrën, pranverën, sepse është stina e luleve dhe vjeshtën, sepse dhuron skenar të mrekullueshëm, një kombinim ideal midis dritës dhe ngjyrave duke na lejuar kështu të bëjmë foto të bukura.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark