Një qenë endacakë është vrarë mbrëmjen e së mërkurës, në fshatin Vranidoll të Prishtinës, në prani të zyrtarëve policor.
Një qytetar i ka thënë Gazeta Insajderi, se personi që shtiu tetë plumba mbi qenin ishte polici civil.
Ndonëse, në prani të personit që gjuan me arme zjarri qëndrojnë edhe tre zyrtare policie.
Sipas këtij qytetari ishin vetë qytetarët e këtij fshati që kishin telefonuar policinë pasi qenët endacak kishin sulmuar banoret e këtij fshati nëpër shtëpitë e tyre.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar policinë e Kosovës, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.
Më poshtë shihni VIDEON: