Tetë të dyshuar lidhur me sulmin në Petersburg – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tetë të dyshuar lidhur me sulmin në Petersburg

    Insajderi
    07 April 2017 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Prokurorët rusë kanë kërkuar nga gjykata kompetente që ta legjitimojnë paraburgimin e tetë personave të dyshuar lidhur me sulmin vdekjeprurës me bombë në metron e qytetit, Shën Petersburg.

    Në këtë sulm janë vrarë 14 vetë, përfshirë sulmuesin, dhe plagosur afro 50 të tjerë.

    Të gjithë të dyshuarit janë nga shtetet e Azisë Qendrore dhe të gjithë e kanë kundërshtuar involvimin e tyre në sulm.

    Policia e ka identifikuar personin uzbek të lindur në Kirgizi, Akbarjon Jalilov, që ka shtetësi ruse, si të dyshuarin kryesor në sulmin në metron në Shën Petersburg. Ky person 22 vjeçar, është vrarë nga eksplodimi të cilin e ka shkaktuar vetë.

    Autoritetet besojnë se ai ishte radikalizuar nga ekstremistët islamikë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark