Aktorja Teuta Krasniqi i ka dërguar një dhuratë gruas së Bleros, Afronës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Afrona, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka treguar se Teuta i ka dhuruar një buqetë me lule dhe një maskë fytyre.
Postimin e Afronës e ka ndarë edhe vetë aktorja në llogarinë e saj në këtë rrjet sociale, duke e shoqëruar me një zemër.
Ndryshe, dyshja kanë pasur raporte të mira mes vete që nga fillimi. Ato e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram dhe nuk janë të rralla as komentet mes tyre.