×
  • Showbiz
  • Show

    Teuta Krasniqi tregon si e përjetoi ndarjen nga Blero

    Insajderi
    27 May 2024 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktorja, Teuta Krasniqi, së fundmi ka folur për jetën e saj private në një intervistë.

    Artistja për herë të parë ka rrëfyer për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga këngëtari Blero Muharremi.

    Teuta tregon se në këtë kohë të vështirë mbështetja më e madhe ka qenë babai i saj.

    “Babin kur unë e kam bërë shok shok ka qenë një kohë kur unë jam ballafaquar me sfidën më të madhe në jetën time pas ndarjes gjatë asaj periudhe dhe pas, ku për mua veç mbështetja te Zoti që kam kaluar një periudhë tepër të vështirë dhe nuk e kam pasur deri vonë lehtë me fol për atë periudhë për ankthin që e kam kalu, depresionin që e kam kaluar.

    Më tutje ajo ka thënë se ka bërë gjithqka për ta ruajtur mardhënien me Bleron por sipas saj kjo ka rezultuar e pa sukseshme.

    “Nuk kisha dashur askush me kalu çfarë kam kaluar unë, babai im ka qenë për mua gjithë”, u shpreh ajo.

    Kujtojmë se Blero dhe Teuta janë ndarë në vitin 2014 dhe kanë bashkë një vajzë të quajtur, Tara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark