Teuta Rugova, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës dhe bija e ish-Presidentit, Ibrahim Rugova, ka reaguar lidhur me vendimin e vëllait të saj, Ukës, për të kandiduar për deputet.
Ajo ka deklaruar se e konsideron këtë hap më shumë se thjesht një veprim politik, sipas saj, kjo është një vazhdimësi e trashëgimisë së ndërtuar mbi vlera, sakrificë dhe përkushtim për Republikën e Kosovës dhe për qytetarët e saj.
Rugova ka thënë se angazhimi i vëllait të saj përfaqëson një rrugë të konsoliduar me përkushtim ndaj shërbimit publik dhe përgjegjësisë qytetare.
Postimi i saj i plotë:
Kandidimi i Ukës për deputet nuk është vetëm një hap politik, por vazhdim i natyrshëm i një rruge të ndërtuar mbi vlera të forta, sakrificë dhe dashuri për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj. Për familjen tonë, ky është një vendim me peshë të veçantë, sepse shënon vazhdimësinë e një misioni dhe të vlerave mbi të cilat jemi rritur e që na kanë mbajtur gjithmonë të bashkuar në partinë e themeluar nga babai ynë, Presidenti Dr. Ibrahim Rugova.