×
  • Lajme
  • Insajderi

    “T`fala Parisit pluma Beogradit, jem ushtarë të Sami Lushtakut” – Të shtëna me armë e mos-respektim i masave antiCovid në një tubim në Drenicë

    Insajderi
    25 January 2021 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sarandë Selimi

    Në një tendë ku rreth saj ishin të vendosura karrige e tavolina, në vendin kryesor ishte ulur Sami Lushtaku. Si nga krahu i majtë ashtu edhe nga i djathit, ai kishte anëtarët e tjerë të PDK-së – gjithashtu kandidatë për deputetë nga kjo parti, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ushqimi nuk mungonte. E në një ‘odë’ të Drenicës, nuk ka aspak mundësi të munojnë cifteliat e sharkiat.

    “Tfala Parisit pluma Beogradit jem ushtarët e Sami Lushtakut”, është njëra ndër frazat e kënduara nga shahirët që janë në mes të tendës. E si të përmendet emri i Sami Lushtakut, dëgjohen edhe disa të shtëna me arëm zjarri. Duratrokitjet padyshim që nuk mungojnë.

    Me dhjetëra persona që gjenden në atë tendë, asnjë nga ta nuk ka maskë, nuk ka distancë e nuk ka as ndonjë dritare të hapur për pak ajër. Kësisoj, asnjë masë antiCovid nuk është respektuar.

    Kjo nuk është hera e parë që Sami Lushtaku në Drenicë shkelë masat antiCovid.

    Kësaj radhë pas vetës kishte edhe figurat tjera të PDK-së, që kishin hyrë në këtë ‘valle’.

    Bedri Hamza, Ganimete Musliu, Mërgim Lushtaku, ishin disa nga figurat e PDK-së të pranishëm në këtë tubim në Vajnik, e  të gjithë kandidatë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Këto tubime, pavarësisht pandemisë, po vazhdojnë të mbahen nga partitë në Kosovë. Deri më tani vetëm Komuna e Prishtinës, ka dënuar partitë politike për tubimet në kundërshtim me masat antiCovid. Komunat tjera ende nuk kanë ndërmarr veprime të tillë, derisa numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë, dita e ditës po rritet./ Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark