Tha qe është keq me shëndet, Kryesuesi i Kuvendit të Gjilanit fotografohet në Golem – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tha qe është keq me shëndet, Kryesuesi i Kuvendit të Gjilanit fotografohet në Golem

    Insajderi
    26 October 2022 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbledhja e 10-të e Kuvendit Komunal të Komunës së Gjilanit, e paraparë të mbahet ditën e nesërme, më saktë me datë 27 të këtij muaji, është shtyrë për një datë tjetër.

    Në e-mailin që ka siguruar Gazeta Insajderi, shihet se asamblistët janë njoftuar se do të shtyhet prapë seanca, pasi kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku gjendet jashtë shtetit për arsye shëndetësore.

    Por, Gazeta Insajderi ka mësuar se Sadiku gjendet në Golem, në një punëtori me grupet punuese në procesin e rishikimit të Planeve Komunale për Menaxhimin e Mbeturinave, organizim ky i Asociacionit të Komunave, i cili është mbështetur nga GIZ.

    Ai shihet edhe në fotografinë e siguruar nga Gazeta Insajderi, i dyti i rrethuar me të kaltër.

    Sadiku është kontaktuar nga Gazeta Insajderi, por deri në këto momente nuk ka kthyer përgjigje.

    Se kjo ngjarje është duke ndodhur në Golem, e ka konfimruar GIZ për Gazetën Insajderi, por nuk ka dhënë detaje mbi listën e personave pjesëmarrës.

    Që seanca nuk është shtyrë për arsye shëndetësore, Gazeta Insajderi ka raportuar edhe gjatë ditës së somte, kjo pasi dje kur është dërguar e-mail, Sadiku ishte në Gjilan dhe kishte marrë pjesë në një takim tjetër në Kuvendin e Gjilanit, dhe duket se pas këtij udhëtimi është nisur për në Shqipëri.

    Për këtë çështje, Gazeta Insajderi e ka kontaktuar edhe me ish kryesuesen e Kuvendit Komunal në Gjilan, njëherit anëtaren e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini.

    Ajo e cilëson si arsye jo të fortë gjendjen shëndetësore të Kryesuesit të Kuvendit për mosmbajtjen e seancës. Pasi sipas saj seancën mundet me udhëheq zv. kryesuesi për komunitete ose kryetari më i vjetër i Kuvendit.

    “Sipas ligjit edhe rregulloreve, seancën mundet me udhëheq zv, kryesuesi për komunitete ose kryetari më i vjetër i Kuvendit. Nuk është arsye shumë e fortë kjo për mos me u mbajt kuvendi” – tha Shpresa Kurteshi – Emini për Gazetën Insajderin.

    Përndryshe, më 27 tetor, në rend dite është paraparë të jenë: Kërkesa nga Policia e Kosovës për dhënien në shfrytëzim të objektit të ish QKM-së (pa rekomandim të KPF), raporti i punës i Kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2022, raporti i punës për vitin 2021 i Komisionit Komunal të aksionarëve në KRM “Higjiena”, NPL “Stacioni i Autobusëve” dhe “Tregu”, propozim vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit komunal të aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve”, “Tregu” dhe KRM “Ecohigjiena”, propozim vendimi për shpalljen e interesit publik për pjesën e parcelës nr.309-0 ZK Stublinë, propozim vendimi për themelimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave lokale, informata për korrje-shirjet, informata e Komisionit për ndarjen e bursave, raporti financiar janar-shtator 2022, propozim vendimi për caktimin e normave tatimore në pronën e paluajtshme për vitin 2023, propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01.Nr.016-55950 të dt.26.05.2022 për themelimin e KKSB, të gjitha këto si rekomandime të Komitetit për Politikë dhe Financa, nga tri takime të tij radhazi./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark