Tha se Limaj po bëhet "dorë e zgjatur e Serbisë" dhe s'i do votat e tij, Haradinajt i vjen një reagim nga Nisma - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tha se Limaj po bëhet “dorë e zgjatur e Serbisë” dhe s’i do votat e tij, Haradinajt i vjen një reagim nga Nisma

    Insajderi
    22 April 2025 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i Fatmir Limajt, Albert Maxhuni, i ka reaguar Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit pati deklarata të njëpasnjëshme kundër Limajt.

    Përmes një postimi në Facebook, Maxhuni ka thënë se ishin përfaqësuesit e Nismës në Kuvend që e kishin ndihmuar atë të bëhet kryeministër, shkruan Insajderi.

    Le t’i kujtojë dikush z. Haradinaj se fjala e Limajt dhe votat e NISMA-s e bënë Kryeministër në vitin 2017, ndërsa ai, si “mirënjohës”, e rrëzoi Qeverinë pa u konsultuar me partnerët (për dorëheqjen u njoftuam vetëm në mbledhje të Qeverisë). Ndërsa në vitin 2019, e la NISMËN pa grup parlamentar”, thuhet në postimin e Maxhunit në Facebook.

    Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se kushdo që i ndihmon Kurtit të bashkëqeverisë, përfshirë edhe Limajn, është “dorë e zgjatur e Serbisë”.

    Nëse Fatmir Limaj bëhet me Albin Kurtin, atëherë mendërmethënë është dorë e zgjatur e Serbisë. E zbuluam edhe një, e paskemi pasë në ekip po s’e paskem ditë. E paskemi pasë të infiltrum në radhët tona. Kush bëhet shkaktar me vazhdu ky, ta dini se është në agjendë të Moskës dhe Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark