Insajderi
Lajme

Tha se nuk e votoi as veten – kaq vota ka marrë deri tani kandidati i PDK-së, Qendrim Kryeziu

Insajderi
30 December 2025 - 10:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tha se nuk e votoi as veten – kaq vota ka marrë deri tani kandidati i PDK-së, Qendrim Kryeziu
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur që nga dita e djeshme numërimin e votave për kandidatët për deputetë.

Deri më tani janë numëruar 673 vendvotime, apo 26.32 për qind e votave gjithsej.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Qendrim Kryeziu, ka marrë 1 mijë e 46 vota.

Kryeziu kishte tërhequr vëmendje disa ditë më parë me një deklaratë të pazakonshme, kur tha se nuk e kishte votuar as veten në ditën e zgjedhjeve. Ai kishte deklaruar se u kishte dhënë fjalën 10 kandidatëve të tjerë nga radhët e partisë së tij dhe se kishte vendosur ta mbante atë premtim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark