Thaçi i bindur se demarkacioni ratifikohet me 1 shtator - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi i bindur se demarkacioni ratifikohet me 1 shtator

    Insajderi
    24 August 2016 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se me një shtator do të përmbyllet me sukses ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi si kriteri shtesë për liberalizimin e vizave.

    Ai ka shtuar se Kosova është në rrugë të mirë për të zbatuar në tërësi të gjitha kriteret dhe standardet demokratike të nevojshme për këtë proces integrues, “në veçanti reformat në sistemin demokratik, reformat në sistemin e drejtësisë, në rend dhe ligj dhe në sistemin e ekonomisë së lirë”.

    Këto komente Thaçi i bëri në takimin lamtumirës me shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Samuel Zhbogar.

    Zbogarn, i cili me një shtator fillon misionin e tij në Maqedoni,  tha se gjatë kohës sa ka vepruar në Kosovë ka pasur ndryshime pozitive në vend, “me gjithë sfidat që e presion Kosovën në të ardhmen”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark