Kosova e Shqipëria të thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova e Shqipëria të thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

    Insajderi
    28 January 2017 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i sKosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahirin, i cili ishte i shoqëruar nga një delegacion i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, me në krye Spartak Brahon.

    Në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, me fokus të posaçëm në fushën e sigurisë.

    Presidenti Thaçi ka theksuar se bashkëpunimi më i ngushtë mes dy vendeve shteteve kontribuon në procesin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian.

    “U jemi mirënjohës të gjitha institucioneve shtetërore të Shqipërisë, të gjitha partive politike për mbështetjen që i japin Kosovës në të gjitha fushat”, ka shtuar presidenti.

    Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Saimir Tahiri ka thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë avancuar bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark