×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi dhe Ymeri replikojnë se kush është më frikacak

    Insajderi
    17 February 2016 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pa kaluar as një orë pas përfundimit të protestës së opozitës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, shfrytëzoj konferencën e jashtëzakonshme për media për të akuzuar opozitën duke iu referuar Vetëvendosjes se janë treguar frikacakë që nuk kanë mbajtur “selamin” që ia kishin dërguar Qeverisë.

    “Në të njëjtën kohë dua të potencoj se ata na kishin dërguar edhe porosi se do ju vijmë në Qeveri, por nuk erdhën. Ata u larguan si qyqana”, tha Thaçi në konferencën për media.

    Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, sipas së cilit Thaçi është bërë i gjallë vetëm pas protestës së opozitës.

    “ Hashim Thaçi, zëvendësi i Isa Mustafës, qenka bërë i gjallë pas protestës sonë. Unë vetëm një pyetje e kam për të: pse nuk zbrite nga tavani i minjve në shesh te qytetarët? Aty e kishe marrë përgjigjen popullore”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

    Ymeri, sot në fund të protestës ka bërë thirrje që të qytetarët të protestojnë edhe kur të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën parashihet të hy në rend dite, zgjedhja e Hashim Thaçit president.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark