Edhe vet ish-presidentit, Hashim Thaçi do të thotë disa fjalë sot në Hagë. Kështu ka njoftuar avokati i tij mbrojtës, Luka Misetiq.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith njoftoi për një pushim, duke i pyetur avokatët e Thaçit se edhe sa kohë iu ka mbetur që ta japin deklaratën hyrëse të gjykimit.
“Besoj edhe 30 apo 40 minuta, pas së cilës z.Thaçi do të flasë për 5 minuta. Ah, edhe z. Kehoe ka fjalë përmbyllëse, por do të jetë shumë e shkurtër, dhe pastaj do të flasë z. Thaçi. Besoj se deri në orën 12 e një çerek mbarojmë”, tha Misetiq.