×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mbrojtja e Thaçit flet për ndikimin e Adem Demaçit mbi UÇK-në, kërkon të di pse ZPS s’e përmendi askund

    Insajderi
    04 April 2023 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gregory Keohe, avokat i Hashim Thaçit, ka mohuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Keohe ka akuzuar ZPS-së se asnjëherë nuk e ka përmendur Adem Demaçin, njeriun kryesor të UÇK-së.

    Ai përmend datën 2 nëntor të 1998-ës, një takim ku i pranishëm nuk ishte Thaçi, takimi ku po bëhej përpjekje që FARK-u dhe UÇK të bashkoheshin si njësi e vetme.

    Z.Thaçi ska qenë fare në takim, kush do të merrte vendimin dhe personat që ishin pjesëtarë të këtij takimi ishin Adem Demaçi, Bujar Bukoshi, një përfaqësues i UÇK-së dhe një tjetër përfaqësues i LDK-së”.   

    Personi i parë në listë është Adem Demaçi, nuk është Hashim Thaçi as askush tjetër. Adem Demaçi ishte personi që duhej të pajtohej me faktin që FARK-u dhe UÇK-ja të bashkonin forcat e tyre. Kush është ky person është përfaqësuesi i përgjithshëm politik i UÇK-së nga data 13 gusht 1998 deri në mars 1999, është përfaqësuesi më i lartë i UÇK-së”, deklaroi ai.

    “Pas shumë gjërave që u përmenden nga ZPS-ja dje z.Demaçi nuk u përmend asnjëherë në diskutimet e tyre, nuk u diskutua si një ndër personat kryesor të UÇK-së, kush ishte ky person, çfarë ka bërë ai”, u shpreh Keohe.

    Mbrojtja e Thaçit përmend se Demaçi kishte kontrollin kryesor mbi UÇK-në.

    Ai kishte selinë në Prishtinë, kishte këshilltarë ka mbajtur konferenca për shtyp çdo javë për të paraqitur pozicionet politike të UÇK-së dhe objektivat e tyre, është një person që mbante kontakte të vazhdueshme me komandatët e zonës, takohej në mënyrë të rregullte me komunitetet ndërkombëtar, jepte flet-kalime për diplomatët ndërkombëtar dhe gazetarë në mënyrë që të mund të shkonin në zonën që kontrolloheshin nga UÇK-ja dhe ndërmejtëosnte lirimin e të ndalurave të UÇK-së”, tha mbrojtja.

    Keohe përmend edhe se si Demaçi kundërshtonte marrëveshjen e Ramubjes ku fliste për UÇK-në.

    Ai ndërkohë ka kundërshtuar fort praninë e UÇK-së në Rambuje, ishte një person si një ndër drejtuesit më të lartë të UÇK-së, i cili njihej shumë nga popullsia kosovare dhe një person që kishte shpenzuar vitet të tëra të jetës në burxhet serbe dhe ky ishte personi i cili duhet ta miratonte këtë marrëveshje me UÇK-në. Ndërkohë që ZPS-ja nga gjitha gjërat që tha dje nuk tha qoftë edhe një fjalë të vetme lidhur me të“, ka deklaruar avokati./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark