×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e lidh atentatin ndaj Rugovës me koalicionin me PDK-në

    Insajderi
    13 October 2016 - 22:45

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka sqaruar se përse në letrën e dytë, ka kërkuar saktësisht zbardjen e atentatit ndaj presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

    Presidenti Thaçi ka folur për atentatin e vitit 2005 ndaj presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, duke sqaruar momentin historik në të cilin ka ndodhur dhe shtruar pyetje lidhur me këtë rast, njofton Klan Kosova.

    “Në mars të vitit 2005 me faktorët relevant ndërkombëtar jemi takuar, kemi biseduar dhe jemi dakorduar për një koalicion të ri. Pak minuta para kësaj ka ndodhur atentatit ndaj presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Shtrohet pyetja: kë e ka penguar ky koalicion? Kush nuk deshi që ai të vijë në këtë takim? Kush ishte i shqetësuar për atë marrëveshje? Këto gjëra duhet të dihen”.

    Pardje, avokati Tomë Gashi, shkroi se atentatori i Ibrahim Rugovës tashmë është i vrarë.

    E dërgimin e letrave në Prokurori, Thaçi ka thënë se e ka bërë në konsultim me institucionet ndërkombëtare.

    “Këto letra janë konsultuar me partnerë relevant, sepse kemi një projekt të përbashkët që po e zhvillojmë. Për të qenë me vlerë dhe për të pasur transparencë të plotë me opinionin, unë kam ftuar një konferencë për media. Natyrisht që janë cështje të ndjeshme, ndaj edhe kam dashur që të jem transparent”.

    “Tash i kam dërguar ato letra sepse jam president i vendit. Por edhe kam guximin ta bëj këtë gjë. Mos të harrojmë që as nuk jam i pari president, por as nuk kam qenë kryeministër i parë i vendit”. /klankosova.tv

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark