Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka emëruar në postin e këshilltarit të tij, Bislim Zyrapin, i cili ka qenë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Të paktën kështu thuhet në formularin e deklarimit të pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsionit.
Zyrapi i ishte bashkuar AAK-së qysh në vitin 2009, dhe nën petkun e saj kishte kandiduar për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të po atij viti.
Por Zyrapi, marrë për bazë se kishte qenë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ai kishte dëshmuar edhe në gjykimin e rastit “Kleçka”, ku ishte i akuzuar Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarë të tij./Insajderi.com