Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kushtuar një postim në Facebook fitores së Majlinda Kelmendit në grand slamin të Parisit.
Ai ka thënë se me fitimin e medaljes së artë të Majlinda Kelmendit, nisin edhe festimet për 8-vjetorin e pavarësisë.
“S’ka më mirë se festimet e 8-vjetorit të pavarësisë t’i nisim me fitoren e Majlindës. Ishte e pakonkurrencë në Xhudo Grand Slam të Parisit dhe na bëri krenarë të gjithëve. HTH,” ka shkruar Thaçi.
Sot në mbrëmje, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në turneun që po zhvillohet në Bercy të Parisit. Ky grand slam është i vlefshëm për kampionatin botëror të xhudos./Insajderi