×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Festimet e pavarësisë nisin me fitoren e Majlindës

    Insajderi
    06 February 2016 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kushtuar një postim në Facebook fitores së Majlinda Kelmendit në grand slamin të Parisit.

    Ai ka thënë se me fitimin e medaljes së artë të Majlinda Kelmendit, nisin edhe festimet për 8-vjetorin e pavarësisë.

    “S’ka më mirë se festimet e 8-vjetorit të pavarësisë t’i nisim me fitoren e Majlindës. Ishte e pakonkurrencë në Xhudo Grand Slam të Parisit dhe na bëri krenarë të gjithëve. HTH,” ka shkruar Thaçi.

    Sot në mbrëmje, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në turneun që po zhvillohet në Bercy të Parisit.  Ky grand slam është i vlefshëm për kampionatin botëror të xhudos./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark