×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi flet për mbështetjen amerikane për zgjedhjen e presidentit

    Insajderi
    02 February 2016 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kur kanë mbetur edhe pak javë deri në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka folur për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që sipas tij, do të ofrojnë në këtë proces.

    Thaçi, i cili sipas marrëveshjes së koalicionit me LDK-në do të pasojë Atifete Jahjagën në krye të shtetit, ka theksuar se ShBA-të mbështesin vullnetin e qytetarëve të Kosovës për presidentin e ri, duke iu referuar kështu marrëveshjes së koalicionit qeverisës.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht procesin e zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës në një proces të rregull kushtetues dhe me transparence maksimale.  ShBA-të mbështesin vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe kushtetutshmërinë,” ka thënë Thaçi

    Thaçi po ashtu ka theksuar se ShBA-të por edhe Brukseli e dinë saktësisht se kush janë kandidatët për këtë post.

    “Por atë që mund ta konfirmoj sot, është se SHBA mbështet institucionet dhe procesin e zgjedhjes së presidentit. Ajo që gjithashtu mund të konfirmoj është se SHBA dhe Brukseli e dinë mirë kush janë kandidatë për president të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Thaçi.

    Zgjedhjet për presidentin e Kosovës pritet të mbahen gjatë këtij muaji.  Megjithëse LDK dhe PDK kanë një marrëveshje që i mundëson Thaçit të zgjedhet president, kjo gjë nuk është ende e sigurt marrë parasysh kundërshtimin që ka në disa prej deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës./Insajderi

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark