Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë profesionale e trajnuar nga NATO-ja dhe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është rekrutuar dhe është përgatitur në bashkëpunim me NATO-n dhe sipas standardeve të NATO-s. FSK është forcë profesionale e standardeve të NATO-s, shumetnike, me përfaqësim të duhur gjinor dhe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.
Thaçi ka thënë kështu pasi është informuar nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, për të arriturat e FSK-së.
Rama ka thënë se FSK-ja është e gatshme të jetë ushtri e Republikës së Kosovës.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është trajnuar sipas standardeve më të larta të NATO-s dhe është e gatshme të jetë ushtri e Kosovës”, deklaroi gjenerallejtënant Rama.
Presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur me të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe me planet për të ardhmen e kësaj force./Insajderi.com
[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=CAAw4-NBRhI”/]