Thaci fton opozitën ta hartojnë së bashku statutin e Asociacionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaci fton opozitën ta hartojnë së bashku statutin e Asociacionit

    Insajderi
    14 February 2016 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i koalicionit qeverisës për president të Kosovës, Hashim Thaçi që momentalisht është zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, ka bërë një deklaratë të cilën nuk e ka përmendur asnjëherë.

    Duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, Thaçi ka thënë se pozita dhe opozita duhet ta hartojnë së bashku statutin e këtij organi.

    “Gjykata Kushtetuese ka sugjeruar dhe obliguar krijimin e Asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Ftoj që të vijnë ekspertët e opozitës, të shkruhet statuti dhe t’i hyjmë normalitetit”, ka thënë Thaçi në një intervistë për emisionin “Monitor” në televizionin publik.

    Sipas Thaçit është e rëndësishme që të gjithë partitë politike dhe institucionet e Kosovës të punojnë së bashku për të kaluar secilën sfidë të shtetit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark