Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka rikujtuar bllokut opozitar kohën kur ai ka qenë në këpucët e tyre.
Sipas tij, ai ka udhëhequr një opozitë edhe më të madhe në numra se kjo e tashmja, por që ka luajtur rol konstruktiv në proceset që kalonte vendi.
“Gjatë gjithë kohës në opozitë kemi luajtur një rol konstruktiv në të gjitha proceset e rëndësishme që kalonte vendi dhe ndryshe nga opozitarët e sotëm kurrsesi nuk kemi vënë në rrezik stabilitetin, imazhin apo marrëdhënien me aleatët e Kosovës për hir të oreksit për pushtet apo hatërmbetjeve banale personale”, ka thënë Thaçi në një intervistë për gazetën Shqip.
Ai po ashtu ka thënë se konkurrencën politike opozita mund ta bëjë vetëm përmes zgjedhjeve dhe jetës parlamentare dhe jo nëpërmjet rrugës dhe dhunës.”/Insajderi