Insajderi
Lajme

Mustafa e Thaçi ngushëllojnë për viktimat në Bruksel

Insajderi
22 March 2016 - 10:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti i zgjedhur, Hashim Thaci, kanë ngushëlluar për viktimat e sulmeve në Bruksel.

Përmes Twitter, Thaçi ka thënë të jetë i tronditur nga ky lajm dhe ka ngushëlluar për viktimat.

“Lajme tronditëse vijnë sot nga Brukseli. Ngushëllimet të mia të sinqerta për familjet e të gjitha viktimave”, shkruan Thaçi.

Në anën tjetër, Mustafa ka thënë se këto sulme dëshmojnë për nevojën e bashkimit të botës demokratike kundër të keqes dhe akteve terroriste.

“Duke shprehur dhimbjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për viktimat njerëzore të këtij akti të rëndë terrorist, shprehu solidaritetin me familjet e viktimave dhe Qeverinë e Belgjikës, në këto momente të vështira”, është shprehur Mustafa.

Tri shpëthimë kanë ndodhur në orët e paradites sot në Bruksel: dy në aeroport dhe një tjetër në një stacion metroje.  Deri më tani është raportuar për 23 të vdekur./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark