
Kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit, Agron Thaçi ka konfirmuar shpenzimin e mbi dy mijë eurove me telefon, por “pa dijeninë e tij”.
Thaçi i ka ofruar Insajderit një dëshmi të lëshuar sot nga IPKO se interneti i shpenzuar nga ai është bërë pa dijeninë e tij.
“Ju përcjell note kreditin nga IPKO, ku shihet qartë se faturimi është bërë gabim gjatë përditësimit të internetit. Pra, Infrakos nuk paguan për ngarkesën e internetit të tarifuar pa dijen dhe informimin tim. Andaj, Ju lutem ta demantoni një lajm të tillë, në të kundërtën me duhet t’i drejtohem organeve kompetente”, ka “kërcënuar” Thaçi.
Fatura e lëshuar nga IPKO konfirmon shpenzimin e mbi dy mijë eurove nga telefoni zyrtar i Thaçit.
Insajderi raportoi gjatë ditës për shpenzimet e mëdha telefonike të Agron Thaçit. Ai vetëm ka shpenzuar gati sa 326 punëtorët e Infrakosit.