×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Thaçi ka pasur shumë kërcënime të tilla”- Tahiri i PDK-së e komenton tentim-atentatin ndaj Kurtit

    Insajderi
    12 February 2024 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, lidhur me raportimet rreth planit për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se në kohën kur ishte president Hashim Thaçi ka pasur shumë kërcënime të tilla.

    Ai ka thënë se kjo çështje i vendos “hije të keqe” AKI-së dhe institucioneve sepse nuk dihet nëse ka pasur me të vërtet kërcënim apo vetëm lajm i rrejshëm.

    “Janë njerëz që duhet te inkuadrohen dhe te merren masa që te mos vie deri te ajo pikë. Reagimi i institucioneve të Maqedonisë ishte për keqardhje”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të hënën.

    Ndërsa, Besnik Tahiri nga AAK-ja, ka thënë se kjo çështje është përdor për qëllime politike.

    Ndryshe, Tahiri ka kërkuar nga mazhoraca që të reflektoj në lidhje me propozimin e themelimit të dy komisioneve hetimore.

    Ai ka thënë se PDK do të propozoj themelimin edhe të dy Komisioneve Hetimore Parlamentare – atë për tekstet shkollore dhe për kontratat njëburimore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark