Thaci ka vetëm 1 mijë e 250 euro në bankë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaci ka vetëm 1 mijë e 250 euro në bankë

    Insajderi
    02 June 2016 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në deklarimin e pasurisë këtë vit ka treguar se ka shitur shtëpinë e tij në vlerë prej 260 mijë eurove. Thaçi edhe këtë herë ka treguar se për këtë shtëpi është duke paguar kredi në bankë, vlera e të cilës është 100 mijë euro.

    Presidenti Thaçi në formularin e tij ka treguar se trashëgimi familjare ka tokë bujqësore 7.00 hektarë, vlera e të cilës kap shumën e 180 mijë eurove.

    Thaçi po ashtu si trashëgimi nga familja ka treguar se ka edhe një shtëpi 250.00 m2 që peshon 80 mijë euro.

    Edhe këtë vit sikurse me herët, kur ishte Thaçi Kryeministër ka treguar se vetura e bashkëshortes është “VË Passat” e blerë në vitin 2010 në vlerë prej 9 mijë eurove

    E ne llogarinë bankare Thaçi del të jetë goxha i varfër. Ai ka treguar se aktualisht posedon në bankë vetëm 1 mijë e 250 euro. Derisa bashkëshortja e tij na bankë ka deklaruar se ka 5 mijë euro.

    Derisa si të hyra vjetore nga paga e Presidentit, Thaçi ka thënë se i merr 34 mijë e 478 euro. Kurse, bashkëshortja e tij nga puna na një universitet privat brenda një viti ka te hyra prej 18 mijë eurove. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark